Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së që refuzojnë ta votojnë Sejdiun për president
02.09.2026
Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke shprehur mbështetje për gjashtë deputetë të LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.
Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka publikuar një fotografi të deputetëve dhe ka shkruar se Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë “miq të mëdhenj të Amerikës”.
Gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar kundërshtimin ndaj kandidaturës së Sejdiut janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri.
Qëndrimi i tyre ka shkaktuar reagime dhe zhvillime të reja në skenën politike, ndërsa zgjedhja e presidentit mbetet një nga çështjet kryesore në Kuvend.
