Asambleja në Suharekë nuk e voton buxhetin me vlerë mbi 23 milionë euro për vitin 2026

26.09.2025

Sot gjatë ditës së premte po mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Asamblesë Komunale në Suharekë.

Asambleja në Suharekë nuk e voton buxhetin me vlerë mbi 23 milionë euro për vitin 2026 Foto: Ilustrim

Pikat që u diskutuan në këtë mbledhje janë:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave dhe të dalurave të buxhetit të Komunes së Suharekës për vitin 2026
3.Shqyrtimi i raportit te punes 2022 – 2025
4.Pyetje dhe Përgjigje

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë votuar nga asambleistët e kuvendit.

Poashtu, Kuçi ka bërë të ditur se sipas drejtorisë së financave buxheti komunal për vitin 2026 për komunën e Suharekës është parashikuar të jetë, 23.789,870 euro. Të cilat janë planifikuar të shpenzohen 13.372,912 euro për paga dhe shtesa, për kategorinë mallra dhe shërbime do të shpenzohen 3.328,080 euro, për kategorinë shpenzime komunale 484.800 euro , për kategorinë subvensione dhe transfere 1.210,000 euro për kategorinë investime kapitale 5.394,078 euro.

Me 11 vota për, 18 kundër dhe një abstenim, buxheti për vitin 2026 në Komunën e Suharekës, nuk u votua nga Asambleja Komunale në Suharekë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi ka njoftuar se me 11 vota për, 18 vota kundër dhe një abstenim, pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e nëntë të rregullt të Asamblesë Komunale, nuk kalon.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More