PDK vazhdon aksionin para Qeverisë, aktivistë e asamblistë nga Suhareka dhe Prizreni i bashkohen protestës

04.09.2026

Për të katërtën javë me radhë, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar aksionin para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në aksionin e së premtes janë bashkuar edhe aktivistë dhe asamblistë të PDK-së nga Prizreni dhe Suhareka.

Pas përfundimit të aksionit, përfaqësuesit e PDK-së nga këto dy komuna pritet të deklarohen për media lidhur me zhvillimet politike dhe kërkesat e tyre./EkonomiaOnline/