Sherr mes dy personave në Shirokë, policia sekuestron thikë
14.09.2026
Një përleshje fizike mes dy personave është raportuar të dielën pas mesnate në fshatin Shirokë të Suharekës.
Foto: Ilustrim
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjatë intervenimit, njësiti policor ka konfiskuar një thikë nga njëri prej të dyshuarve.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
