Arrestohet një person në Bukosh, u kap në flagrancë duke prerë dru ilegalisht

19.07.2023

Një person është arrestuar të martën në fshatin Bukosh të Suharekës. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke prerë dru ilegalisht, raporton SuharekaOnline. Policia e Suharekës ka njoftuar se i dyshuari është recidivist i rasteve të ngjashme. Poashtu, bëhet […]

Arrestohet një person në Bukosh, u kap në flagrancë duke prerë dru ilegalisht Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të martën në fshatin Bukosh të Suharekës.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke prerë dru ilegalisht, raporton SuharekaOnline.

Policia e Suharekës ka njoftuar se i dyshuari është recidivist i rasteve të ngjashme.

Poashtu, bëhet e ditur se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit ku me vendimin e tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Bukosh, Suharekë 18.07.2023 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se është kapur në flagrancë duke prerë dru ilegalisht. I dyshuari është recidivist i rasteve të ngjashme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.