đŸŒ€ïž Java e ardhshme nis me temperatura deri nĂ« 33°C, tĂ« enjten priten reshje shiu

06.09.2026

Java e ardhshme në Kosovë pritet të nisë me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e shtatorit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 7 deri më 11 shtator, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25°C deri në 33°C. Temperaturat më të larta priten të mërkurën, sidomos në Prizren dhe Gjakovë, ku mund të arrijnë deri në 33°C.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, ndërsa të mërkurën do të vazhdojnë periudhat e gjata me diell.

Ndryshimi i motit pritet të enjten, kur parashikohen reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh. Gjatë kësaj dite priten edhe erëra mesatare, lokalisht të forta.

TĂ« premten moti do tĂ« jetĂ« mĂ« i freskĂ«t, me vranĂ«sira tĂ« ndryshueshme dhe intervale me diell, ndĂ«rsa temperaturat maksimale do tĂ« zbresin deri nĂ« 25–30°C.

IHMK ka këshilluar gjithashtu kujdes nga indeksi i lartë UV gjatë ditëve me diell, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 16:00.