Gjykata Speciale: Thaçi e Veseli i kishin bërë presion Ukë Bytyçit për t’u deklaruar se ai po largohej nga LDK-ja

19.12.2020

Në aneksin e aktakuzës së Dhomave të Specializuara kundër 4 anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përmendet edhe një takim i tyre me ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë detaje nga ky takim, por e ka të redaktuar burimin ose dëshminë mbi të cilën i është referuar rastit. […]

Gjykata Speciale: Thaçi e Veseli i kishin bërë presion Ukë Bytyçit për t’u deklaruar se ai po largohej nga LDK-ja Foto: Ilustrim

Në aneksin e aktakuzës së Dhomave të Specializuara kundër 4 anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përmendet edhe një takim i tyre me ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë detaje nga ky takim, por e ka të redaktuar burimin ose dëshminë mbi të cilën i është referuar rastit.

Ky institucion pretendon se Thaçi e Veseli i kishin bërë presion Bytyçit për t’u deklaruar se ai po largohej nga LDK-ja.

“Më 24 qershor të vitit 1998, Hashim THAÇI dhe Kadri VESELI organizuan një takim në Breshancë me Ukë BYTYÇIN, për ta xhiruar një deklaratë të inskenuar, në të cilën BYTYÇI pritej ta paralajmëronte largimin e tij nga LDK-ja dhe të deklaronte se ai po i bashkohej UÇK-së, shkruan SuharekaOnline.

Para se të përmbyllej xhirimi, gjendja po bëhej gjithnjë e më e tensionuar, teksa THAÇI insistonte që porosia e BYTYÇIT të ishte më e prerë drejt UÇK-së”, thuhet në dokument.