Aksidenti në rrugën Reshtan-Suharekë, lëndohen 4 persona, njëri dërgohet në QKUK

15.07.2021

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Reshtan-Suharekë. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:30. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale […]

Aksidenti në rrugën Reshtan-Suharekë, lëndohen 4 persona, njëri dërgohet në QKUK Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Reshtan-Suharekë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:30.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe dy drejtuesit e veturave si dhe dy pasagjerë.

Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë e më pas njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë.