Aksidenti në Qafë të Duhlës, tre persona po trajtohen në QKUK – Policia jep detaje

13.06.2023

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën tek Qafa e Duhlës. Dy vetura janë aksidentuar të hënën tek Qafa e Duhlës, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, raporton SuharekaOnline. Sipas burimeve të redaksisë është bërë e ditur se njëra nga veturat ishte nga qyteti i Gjilanit dhe njëra nga Suhareka. Lidhur me […]

Aksidenti në Qafë të Duhlës, tre persona po trajtohen në QKUK – Policia jep detaje Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën tek Qafa e Duhlës.

Dy vetura janë aksidentuar të hënën tek Qafa e Duhlës, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, raporton SuharekaOnline.

Sipas burimeve të redaksisë është bërë e ditur se njëra nga veturat ishte nga qyteti i Gjilanit dhe njëra nga Suhareka.

Lidhur me këtë aksident ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në Suharekë, ku sipas policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur dhe rreth orës 15:00.

Policia bën të ditur se derisa i dyshuari mashkull po e drejtonte automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit në raportin e policisë thuhet se lëndime trupore kanë pësuar tre persona, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë, të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK.

Qafa  e Duhlës, Prizren 12.06.2023 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi dhe dy pasagjer. Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.” thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë aksident, për SuharekaOnline ka folur edhe mjeku kujdestar i Urgjencës, Ilir Sopaj, i cili ka njoftuar se në aksident të lënduar kanë qenë gjithsej pesë persona, njëri nga ta ka qenë i lënduar në pjesën e kokës, ai poashtu bën të ditur se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për të marrë trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.