AKP dorëzoi ndërmarrjen AgroKosova tek ish-blerësi, pret vendim meritor nga Gjykata
Sipas Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” Suharekë vendoset masa e sigurisë, ku Agjencia Kosovare e Privatizimit obligohet që Ndërmarrjen ta kthej te blerësi në gjendjen e mëparshme. Në komunikatë të AKP-së thuhet se: “Edhe pse AKP më parë e ka bërë regjistrimin […]
Sipas Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” Suharekë vendoset masa e sigurisë, ku Agjencia Kosovare e Privatizimit obligohet që Ndërmarrjen ta kthej te blerësi në gjendjen e mëparshme.
Në komunikatë të AKP-së thuhet se: “Edhe pse AKP më parë e ka bërë regjistrimin e të gjitha aseteve me komision pesë anëtarësh, me kërkesë të palës, për tri ditë me rradhë u bë regjistrim i sërishëm i të gjitha aseteve që kanë qenë te ndërmarrja e re “Agrokosova Holding dhe pas përfundimit të këtij procesi u bë pranim-dorëzimit i ndërmarrjes tek blerësi”.
Si pjesë e pranim dorëzimit, AKP dorëzoi Aktvendimin e Kolegjit të Apelit për vendosjen e masës së sigurisë, Raportin e verifikimit dhe regjistrimit të aseteve, Raportin e Doganës për regjistrim të mallit, dokumentet e ndërmarrjes, vulën dhe çertifikatën e regjistrimit të biznesit me dokumentet dhe informatat tjera përcjellëse.
AKP shpreson se Gjykata në afat sa më të shpejtë do ta trajtoj padinë e palës ndaj AKP-së dhe do të merr vendim meritor në interes të publikut dhe pronës shoqërore.