AgroKosova Holding kundërshton vendimin e AKP-së, Haziz Tafaj: Janë dhënë mbi 15 mijë paga

03.02.2022

Sipas vendimit të AKP-së, Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”, është privatizuar më datë 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, ku për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës, AKP-ja thotë se është detyruar ta vë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje. Haziz Tafaj […]

AgroKosova Holding kundërshton vendimin e AKP-së, Haziz Tafaj: Janë dhënë mbi 15 mijë paga

Sipas vendimit të AKP-së, Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”, është privatizuar më datë 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, ku për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës, AKP-ja thotë se është detyruar ta vë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje.

Haziz Tafaj drejtor në AgroKosova Holding , sot në një konferencë për media ka thënë se AKP ka bërë vetgjyqësi. Tafaj tha ky është një vendim i njëanshëm.

“Sot ju kemi ftuar për të informuar se në ditën e sotme është paralajmëruar një veprim i AKP-së e ky veprim vjen si pasojë e një vendimi që e konsideroj krejt të kundërligjshëm, ose më mirë të themi është një veprim që ka të bëj me vetgjyqësi.

Unë jam drejtor i ndërrmarrjes AgroKosova Holding e cila është privatizuar para 15 vitesh.

Në atë marrëveshje janë paraparë disa kushte të cilat kanë të bëjnë me mbajten e aktivitetit të ndërrmarrjes së vjetër, ato kushte kanë të bëjnë me 8.6 milionë euro investime dhe një numër të punëtorëve që e arrin shifrën diku rreth 5800 kontrata pune, që akumulohen brenda dy viteve.

Ato investime sipas dokumentave zyrtare janë plotësuar sa i përket kuotës së investimeve dhe numrit të punëtorëve janë plotësuar mbi 500% për arsyje se nuk janë dhënë vetëm 5800 paga por janë dhënë mbi 15 mijë paga dhe kontribute.

Vazhdimi i afatit ka të bëj me faktin pasi kanë vlerësuar se ndërrmarrja është duke i mbajtur 100% aktivitetit.

E ka zhvilluar nga zero dhe ka krijuar një aktivitet prodhues dhe në sasi edhe në kualitet ku deri sot ka qenë krenari e të gjithë qytetarëve të Suharekës dhe Kosovës. Të rinjët që kanë punuar qe 15 vite këtu janë bërë profesionistë të prodhimit të verërave dhe vreshtave.

AKP e merr një vendim urgjent, të jashtëzakonshëm, por asnjë e jashtëzakonshme s’ka ndodh.

Ata kanë kërkuar që ta dorëzojmë vullnetarisht pasi s’kemi kujt t’ia dorëzojmë, pasi s’kanë as bazë ligjore”, tha ai.

Etiketat