Afër 700 maturantë të Suharekës të shtunën i nënshtrohen provimit të Maturës shtetërore

25.06.2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë maturantët se të shtunën (më 26 qershor) do të mbahet provimi i Maturës Shtetërore. Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Rreth procesit të mbajtjes së provimit të […]

Afër 700 maturantë të Suharekës të shtunën i nënshtrohen provimit të Maturës shtetërore Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë maturantët se të shtunën (më 26 qershor) do të mbahet provimi i Maturës Shtetërore.

Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi.

Rreth procesit të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore në shkollat e Komunës së Suharekës, për SuharekaOnline ka folur drejtori i DKA-së në këtë komunë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani ka bërë të ditur se 697 maturantë të rinjë do t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore, ndërsa nuk dihet saktë se sa do të vijnë edhe nga vitet e mëparshme.

Ai ka theksuar se ky provim do të mbahet në 4 qendra të tesitmit, ndërsa maturantët do të kenë 100 pyetje nga katër lëndë.

Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se provimin e Maturës në Suharekë do ta administrojnë profesorët nga Komuna e Prizrenit, e që janë rreth 68 administratorë.

Ndërsa 152 profesorë nga shkollat e Komunës së Suharekës do të shkojnë në Prizren për administrim.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në klasë do të lejohen vetëm 15 nxënës.

Po ashtu ai ka bërë të ditur edhe numrin e nxënësve që do të marrin pjesë në provimin e Maturës Shtetërore në 4 qendrat e testimit në Suharekë.

164 nxënës do të jenë në Gjimnazin “Jeta e Re”, 151 në Shkollën Fillore “7 Marsi”, 200 nxënës në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” si dhe 182 nxënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.

Bajselmani ka theksuar se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të shkojë sa më mirë.

Janë njoftuar edhe Policia si dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) për raste emergjente apo ndonjë incident.

Në fund Bajselmani ka thënë se si drejtori presin rezultate të mira sepse është punuar dhe nxënësit janë përgatitur./SuharekaOnline/