9 rastet nga Suhareka të ritestuara të martën rezultojnë negativ
Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka. Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër të martën në Komunën e Suharekës ka marr edhe 9 mostra për ritestim pas 15 dite. Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i […]
Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.
Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër të martën në Komunën e Suharekës ka marr edhe 9 mostra për ritestim pas 15 dite.
Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, e ka konfirmuar marrjen e mostrave.
“E të gjitha mostrat e marra për ritestim në testin e parë kanë rezultuar negativ” ka shtuar Kryeziu.
Sipas tij këto rate do të testohen prapë nesër, dhe nëse prapë rezultojnë negativ atëherë këta pacientë shpallen të shëruar.
Kujtojmë se në Suharekë deri më tani janë identifikuar 35 raste me covid-19, në mesin e tyre 3 të shëruar dhe 1 i vdekur.