Përfundon dezinfektimi në Bibliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë

29.09.2025

Biblioteka e qytetit të Suharekës “Hajdin Berisha” ka njoftuar se ka përfunduar procesin e dezinfektimit të hapësirave të saj.

Biblioteka njofton se dezinfektimi i objetit është bërë në mënyrë që ambientet të jenë të sigurta dhe të pastëra për të gjithë lexuesit që e frekuentojnë këtë bibliotekë.

“Për një ambient më të pastër dhe më të sigurt ka përfunduar dezinfektimi i hapësirave të bibliotekës sonë. Ju mirëpresim në një hapësirë të pastër për lexim dhe studim.” thuhet në njoftimin e bibliotekës.