7 persona kërcënojnë drejtorin e ndërmarrjes AgroKosovaHolding
I kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtori i kësaj ndërmarrje Bekim Krasniqi, ka konfirmuar rastin duke shtuar se nga të njëjtit me mirësjellje ka kërkuar që ti ndërprejnë punimet, mirëpo i është thënë se askush nuk mund ti ndal. Krasniqi ka deklaruar në Polici se shtatë të dyshuar e kanë livruar një pronë rreth 3 hektarë, e […]
I kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtori i kësaj ndërmarrje Bekim Krasniqi, ka konfirmuar rastin duke shtuar se nga të njëjtit me mirësjellje ka kërkuar që ti ndërprejnë punimet, mirëpo i është thënë se askush nuk mund ti ndal.
Krasniqi ka deklaruar në Polici se shtatë të dyshuar e kanë livruar një pronë rreth 3 hektarë, e cila i përket kompanisë “AgroKosova Holding”.
I njëjti ka thënë se pasi ka marrë këtë informacion, ka ftuar të dyshuarit në zyrën e tij për të biseduar lidhur me pronën e uzurpuar, ku edhe e kanë kërcënuar.
Lidhur me rastin SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me komandantin e stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj.
Duke mos dhënë detaje Sylaj ka thënë se sot është raportuar një rast kanosje dhe uzurpim i pronës dhe ky rast ë duke u hetuar nga njësitë kompetente policore nën mbikqyrje dhe autorizime të prokurorit kompetent.