36 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, rritet numri në mbi 190 raste aktive

03.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 914 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 191 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 36 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar […]

36 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, rritet numri në mbi 190 raste aktive

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 914 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 191 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 36 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 1,030 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 580 qytetarë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prizren  147, Prishtinë  118, Fushë Kosovë  98, Pejë  84, Gjilan  79, Lipjan  77, Gjakovë  72, Ferizaj  48, Kamenicë  41, Dragash  37, Podujevë  36, Suharekë  36, Viti  30, Mitrovicë  25, Obiliq  25, Deçan  21, Gllogoc  9, Malishevë  8, Shtime  8, Kaçanik  8, Vushtrri  6, Klinë  4, Junik  4, Rahovec  3, Kllokot  1, Shtërpcë  1, Istog  1, Graçanicë  1, Novobërdë  1, Skenderaj  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  207, Mitrovicë  50, Ferizaj  39, Gjakovë  28, Viti  22, Pejë  21, Vushtrri  20, Fushë Kosovë  20, Gjilan  18, Gllogoc  17, Lipjan  16, Kamenicë  16, Malishevë  15, Prizren  14, Podujevë  13, Skenderaj  12, Istog  11, Deçan  10, Suharekë  8, Klinë  5, Shtime  5, Kaçanik  4, Obiliq  4, Rahovec  2, Kllokot  1, Zubin Potok  1, Ranillug  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 242,688, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,171 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 255,773 raste pozitive dhe janë kryer 1,919,589 teste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 127 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.383 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.206 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.643 doza të treta dhe 1,406 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.

Etiketat