24 vite nga masakra e 46 martirëve të fshatit Tërrnje
Sot bëhen 24 vite që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan 46 martirë. Disa prej të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje. Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, […]
Sot bëhen 24 vite që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan 46 martirë.
Disa prej të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje.
Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, burra e fëmijë, ku prej tyre 22 martirë ishin nga familja Gashi dhe të tjerët ishin mysafirë e shumë familje të tjera të këtij fshati si: Voci, Muhaxheri, Llapatinca, Balaj, Vranovci, Rexhaj, Krasniqi etj.
Sot, 24 vite pas, ende janë të pagjetur 14 kufoma të familjes Gashi, shkruan SuharekaOnline.
Familjarët e tyre ende janë në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.
*Të dhënat e pagjeturve janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq
Nr. | Emri dhe Mbiemri | Viti i lindjes | Vendlindja | Data e zhdukjes | Vendi i zhdukjes |
1 | Blerta Gashi | 23-01-84 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
2 | Emir Gashi | 01-09-95 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
3 | Fisnik Gashi | 05-01-89 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
4 | Habibe Gashi | 17-10-68 | Greikoc | 25-03-99 | Terrnje |
5 | Haki Gashi | 10-02-27 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
6 | Hyra Gashi | 06-03-47 | Gjinoc | 25-03-99 | Terrnje |
7 | Luljeta Gashi | 21-09-65 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
8 | Lumturije Gashi | 14-07-81 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
9 | Musli Gashi | 15-03-27 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
10 | Natyra Gashi | 04-08-91 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
11 | Sedat Gashi | 12-06-86 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
12 | Selvete Gashi | 16-01-68 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |
13 | Shyqeri Gashi | 06-04-49 | Terrnje | 25-03-99 | Terrnje |