Ekspozita në Berlin sjell dëshmitë e masakrave dhe krimeve serbe në Kosovë

29.05.2025

Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës që do të mbahet në Berlin nga 9 deri më 17 qershor 2025, do të prezantohet ekspozita “Pasqyrimi i masakrave, krimeve dhe genocidit nga ushtria policia serbe nga lufta e fundit në Kosovë!”.

Kjo ekspozitë vjen me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin dhe është organizuar nga OJQ “For Neë Life Kosovo” dhe KKAFZHK.

Qëllimi kryesor i kësaj ekspozite me fotografi është sensibilizimi dhe pasqyrimi i krimeve të luftës së viteve 1998-1999 të kryera nga shteti serb në Kosovë, me një fokus të veçantë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës. Si synim përfundimtar, organizatorët kanë përgatitjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit, e gjithë kjo do të realizohet përmes ekspozitave me fotografi të krimeve të luftës në qendra të rëndësishme evropiane dhe botërore, promovimit të librave “Krimet gjatë luftës” 1998-1999 të autorëve Bardhyl Mahmuti dhe Nusret Pllana, si dhe takimeve me politikanë të huaj dhe personalitete me ndikim, me qëllim që kjo çështje të ecë përpara.

Ekspozita në Berlin pritet të jetë një mundësi e rëndësishme për të sjellë në vëmendje ndërkombëtare vuajtjet dhe krimet e luftës në Kosovë.