26 vite pas luftës, serbët i vajtojnë humbjet gjatë luftës në fshatin Peqan

16.08.2025

Fshati Peqan në komunën e Suharekës mbetet edhe sot simbol i një prej ditëve më tragjike për policinë e Vranjës, gjatë luftës në Kosovë.

Më 24 maj 1999, tre policë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një seri sulmesh të armatosura nga UÇK-ja.

Kështu i përshkruajnë humbjet e tyre ish-pjestarë të policisë serbe të cilët u ballafaquan me sulmet e UÇK-së.

Sipas dëshmive të mbijetuara, rreth orës 11:00, një automjet policie po kalonte nëpër fshatin Peqan, duke kryer detyrat e rregullta. Në atë moment, një predhë goditi anën e djathtë të makinës, duke vrarë në vend Zoran Dodiqin. Automjeti u përplas në një mur betoni, ndërsa policët e tjerë, mes tyre Stanko Antiq, Dejan Mlladenoviq dhe Sladan Peshiç, pësuan lëndime.

Menjëherë u kërkua ndihmë. Përforcime nga Suhareka u nisën drejt vendit të ngjarjes për të evakuuar të plagosurit.

Vetëm pak minuta më vonë, gjatë kthimit, automjeti i dytë që transportonte policët u shpërthye nga një minë e vendosur në rrugë. Shpërthimi ishte fatal për Stanko Antiq dhe Dejan Mlladenoviqin, të cilët humbën jetën. Sladan Pesic u plagos për herë të dytë atë ditë, ndërsa Dragan Veliçkov, nga Surdulica, mbeti i gjymtuar rëndë, duke humbur të dyja këmbët.

Sladjan Pesic

Ai kujton se qëndroi për më shumë se dy orë i shtrirë në baltë, pranë kolegëve të vdekur, duke i lidhur plagët me rripin e vet për të ndalur gjakderdhjen, deri sa arriti ndihma.

Pas muajsh të gjatë rikuperimi, Veliçkov dhe Peshiç u kthyen në detyrë, por më pas dolën në pension. Ata sot jetojnë me plagët e asaj dite, por edhe me kujtimet e kolegëve të rënë.

Zoran Dodiq

Në prill të vitit 1999, edhe një tjetër polic serb, Slobodan Petkov, kishte humbur jetën në Peqan. Ky fshat konsiderohej një prej zonave më të rrezikshme të asaj kohe.