Ukraina raporton sulm ndaj bazës së komunikimit satelitor të Rusisë
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë kryer një sulm ndaj një qendre të komunikimit satelitor të Rusisë në rajonin e Moskës.
Foto: Ilustrim
Sipas Shtabit të Përgjithshëm ukrainas, pas goditjes në objekt janë vërejtur re të dendura tymi, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara. Deri tani, Rusia nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar lidhur me sulmin.
Qendra e goditur konsiderohet një objekt me rëndësi për komunikimet satelitore dhe infrastrukturën ushtarake ruse. Sulmi vjen në kohën kur lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon me përplasje të vazhdueshme dhe goditje ndaj objektivave strategjikë nga të dyja palët.
Detajet për shkallën e dëmit dhe ndikimin e mundshëm në operacionet ruse ende nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.
