Suharekë, për nder të 13 Qershorit, organizohet turnir në futboll të vogël

Suharekë, për nder të 13 Qershorit, organizohet turnir në futboll të vogël
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Sport

Për nder të 13 Qershorit, ditës së çlirimit, Komuna e Suharekës përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë (DKRSM) ka organizuar një turnir në futboll të vogël.

Ky aktivitet i sportit, sipas agjendës zyrtare do të fillojë nga data 7 Qershor, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Komuna e Suharekës njofton se paraqitja e ekipeve bëhet deri më datën 05.06.2021 në vendin e njejtë ku do të zhvillohen ndeshjet ose në numrin kontaktues: 044/184-066

Loja do të zhvillohet në formacionin 5+1 ndërsa ekipi numëron deri në 10 lojtar.

Shorti do të hidhet me datë 05.06.2021 (e shtunë) në ora 12:00 në Palestrën Sportive “13 Qershori” Suharekë.

Pjesëmarrja e ekipeve është pa pagesë.

RAPORTO