Ndeshje derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli pret Bashkimin
6 orë
Sot zhvillohet një nga përballjet interesante të xhiros së 8-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ku Golden Eagle Ylli do të përballet me KB Bashkimin.
Ndeshja do të luhet në Suharekë, me fillim nga ora 17:00, ndërsa pritet të sjellë atmosferë të veçantë në palestrën e sportit.
Golden Eagle Ylli ka njoftuar se biletat online mund të sigurohen përmes platformës zyrtare, ndërsa biletat fizike do të jenë në dispozicion sot nga ora 13:00 deri në 16:00.
Përmes thirrjes “Të gjithë një zë me Xhebrailat”, klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin skuadrën në këtë derbi të rëndësishëm.
🎟️ Biletat online: https://tickets.kick-tick.com/event/kb-golden-eagle-ylli-vs-kb-bashkimi/
