Sot në Suharekë zhvillohet përballja ndërmjet FC Suharekës dhe Lirisë
FC Suhareka do të ketë sot një sfidë të vështirë në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, pasi përballet me liderin e tabelës, Lirinë e Prizrenit.
Ndeshja do të zhvillohet sot, më 4 nëntor, me fillim nga ora 13:00, ku skuadra suharekase do të kërkojë rezultat pozitiv përballë një kundërshtari që po kalon në formë të shkëlqyer.
Liria kryeson renditjen tabelore dhe në këtë përballje hyn pas pesë fitoreve radhazi, duke konfirmuar ambiciet për të vazhduar qëndrimin në pozitën e parë.
Në anën tjetër, FC Suhareka renditet në vendin e nëntë dhe synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të marrë pikë të rëndësishme dhe për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.
Përballja e sotme paraqet një mundësi të mirë për skuadrën suharekase që të dëshmojë vlerat e saj dhe t’i shkaktojë liderit humbjen e parë pas një serie të suksesshme.
Të gjitha pritjet janë për një ndeshje interesante, ku FC Suhareka do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin vendas përballë Lirisë favorite.
