Suhareka organizon turnir në futboll të vogël për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit

16.11.2021

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Komuna e Suharekës-Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë organizon turnir në futboll të vogël. Paraqitja e ekipeve bëhet në Palestrën Sportive “13 Qershori” në Suharekë nga data 15.11.2021 deri me datë 19.11.2021. Po ashtu, bëhet e ditur se loja zhvillohet në formacionin 5+1 dhe ekipi numëron […]

Suhareka organizon turnir në futboll të vogël për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Foto: Ilustrim

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Komuna e Suharekës-Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë organizon turnir në futboll të vogël.

Paraqitja e ekipeve bëhet në Palestrën Sportive “13 Qershori” në Suharekë nga data 15.11.2021 deri me datë 19.11.2021.

Po ashtu, bëhet e ditur se loja zhvillohet në formacionin 5+1 dhe ekipi numëron deri në 10 lojtarë.

Shorti hidhet me datë 20.11.2021 (e shtunë) në ora 17:00 në Palestrën Sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Ky turnir fillon me datën 22.11.2021 dhe pjesëmarrja është me pagesë prej 20 euro për ekip.