Ballkani fiton ndeshjen ndaj Vushtrrisë në tavolinë

21 min

Komisioni i Garave ka marrë vendim që ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe FC Ballkanit, e cila nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së ekipit vendas, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të skuadrës nga Suhareka.

Lajmin e ka konfirmuar FC Ballkani përmes një njoftimi në faqen zyrtare, duke bërë të ditur se vendimi tashmë është marrë nga organi kompetent i garave.

Me këtë vendim, Ballkani siguron tri pikë pa u zhvilluar takimi në fushën e lojës, ndërsa rezultati zyrtar i ndeshjes regjistrohet 0:3 në favor të suharekasve.