Dështon zhvillimi i ndeshjes Ballkani–Vushtrria në stadiumin “Zahir Pajaziti”

24.10.2026

Ndeshja e paraparë të zhvillohej sot mes FC Ballkanit dhe FC Vushtrrisë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë nuk është zhvilluar, pasi skuadra e Vushtrrisë nuk është paraqitur në fushën e lojës.

Lajmin e ka bërë të ditur FC Ballkani përmes një njoftimi zyrtar, duke konfirmuar se takimi nuk do të zhvillohet sipas planifikimit.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se për çdo informacion të mëtejshëm lidhur me këtë ndeshje, përfshirë zhvillimet eventuale, opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mosparaqitjes së FC Vushtrrisë në fushë.