‘Dardanët’ kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin “Fadil Vokrri”

09.10.2021

Sonte në kuadër të këtyre ndeshjeve, Kosova do të takohet me Suedinë në stadiumin “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00. Ndërsa, kryetari i ‘Dardanëve’, Luli Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) si dhe nga ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të martën për sfidën […]

‘Dardanët’ kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin “Fadil Vokrri” Foto: Ilustrim

Sonte në kuadër të këtyre ndeshjeve, Kosova do të takohet me Suedinë në stadiumin “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00.

Ndërsa, kryetari i ‘Dardanëve’, Luli Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) si dhe nga ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të martën për sfidën e fundit të Kombëtares së Kosovës në “Fadil Vokrri” ndaj Gjeorgjisë, të lejohet pjesëmarrja e tifozëve në stadium me kapacitet të plotë.

Postimi i Berishës pa ndërhyrje:

Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit,te marten eshte ndeshja e fundit e djemve tane ne stadionin Fadil Vokrri per kete vit kunder gjeorgjise. hapeni stadionin me 100% per ni fitore edhe ni atmosfer qe se kena perjetu moti. ska raste, kena vaksina, e kemi dëshmu qe i permbahemi rregullave.