Nga SHFMU “Shkëndija” njoftojnë prindërit – Ja si të merrni subvencionet për libra nga MASHTI

18.12.2025

Subvencionimi i teksteve shkollore në Kosovë është një nga masat mbështetëse të Qeverisë që synon lehtësimin e barrës financiare për familjet dhe sigurimin e qasjes së barabartë në arsim për të gjithë nxënësit.

Nga SHFMU “Shkëndija” njoftojnë prindërit – Ja si të merrni subvencionet për libra nga MASHTI Foto: Ilustrim

Përmes këtij procesi, prindërit përfitojnë mbështetje financiare për blerjen e librave dhe mjeteve mësimore, mirëpo një numër i tyre kanë hasur në vështirësi gjatë aplikimit apo realizimit të subvencioneve.

Në këtë kontekst, mësimdhënësi Skender Gashi nga Shkolla Fillore “Shkëndija” në Suharekë ka dhënë informacione të rëndësishme për prindërit e nxënësve lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, veçanërisht për ata që ende nuk kanë përfituar nga ky proces.

Sipas njoftimit, subvencionet nuk janë realizuar për disa kategori prindërish, përfshirë rastet kur:

  • fëmijët nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës dhe nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë përmes platformës e-Kosova;
  • aplikantët kanë hasur në probleme teknike gjatë aplikimit;
  • nuk ka ardhur konfirmimi nga shkolla;
  • ka pasur refuzime të gabuara;
  • si dhe raste të tjera të ndryshme që nuk kanë përfituar nga subvencionimi i teksteve dhe mjeteve mësimore.

Prindërit që i takojnë këtyre kategorive udhëzohen që dokumentet e nevojshme t’i dorëzojnë drejtpërdrejt në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në zyrën 214, kati i dytë, në adresën: Rr. Agim Ramadani, p.n., 10000 Prishtinë, ose t’i dërgojnë të skanuara në adresën elektronike: driana.sogojva@rks-gov.net.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

  • kopja e letërnjoftimit të prindit që ka aplikuar ose aplikon për fëmijën;
  • konfirmimi i llogarisë bankare;
  • gjendja e bilancit të llogarisë bankare nga muaji gusht 2025;
  • certifikata/t e lindjes së fëmijës/ve;
  • vërtetimi nga shkolla për nxënësin/en;
  • aplikimi i bërë përmes e-Kosova (në rastet kur është realizuar).
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More