Përfundon me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave

para 29 dite

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore është organizuar dhe zhvilluar me sukses në të gjithë vendin.

Përfundon me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madh i nxënësve u larguan për shkak të përdorimit të telefonave

Provimi është mbajtur në gjithsej 158 qendra testimi, ku maturantët janë sistemuar në 1,335 salla. Sipas raporteve nga komisionerët në terren, testi ka nisur me kohë dhe pa ndonjë vërejtje të theksuar që do të cenonte mbarëvajtjen e procesit.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se një numër i konsideruar i nxënësve janë larguar nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave gjatë testimit – një veprim i ndaluar rreptësisht sipas rregulloreve në fuqi.

MAShTI ka paralajmëruar se një raport më i detajuar mbi zhvillimin e këtij procesi do të publikohet javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit.

Në përfundim, MAShTI ka shprehur falënderime për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin, administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për sistemin arsimor në vend.

Etiketat

Ofertat e fundit