Kjo është mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë

08.10.2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar publikimin e rezultateve të para nga Hulumtimi Ndërkombëtar për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie – TALIS 2024, i realizuar nga OECD.

Kjo është mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë Foto: Ilustrim

Për herë të parë, Kosova është përfshirë në këtë studim, i cili përfshin 55 sisteme arsimore në mbarë botën.

Në Kosovë morën pjesë 3,281 mësimdhënës dhe 222 drejtorë të shkollave të mesme të ulëta, ndërsa anketa u zhvillua online gjatë periudhës 15 mars – 22 prill 2024.

“Mosha mesatare e mësimdhënësve në Kosovë është 44 vjeç, pothuajse e njëjtë me mesataren e OECD-së (45). Rreth 60% janë femra, ndërsa 9% janë nën 30 vjeç.

97% e mësimdhënësve kanë marrë pjesë në ndonjë formë të trajnimit profesional gjatë 12 muajve të fundit, një përqindje më e lartë se mesatarja e OECD-së (91%).

Megjithatë, vetëm 28% kanë ndjekur trajnime që përfshijnë përdorimin e teknologjisë digjitale në mësimdhënie”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More