Vaksina e re e kancerit testohet tek pacientët britanikë

05.02.2024

Një vaksinë e re kundër kancerit mRNA e prodhuar nga firma farmaceutike Moderna po testohet te pacientët britanikë .

Vaksina e re e kancerit testohet tek pacientët britanikë Foto: Ilustrim

Teknologjia e mRNA e cila u përshtat për të bërë injeksione të Covid-19 funksionon duke ndihmuar trupin të njohë dhe të luftojë qelizat e kancerit.

Ekspertët besojnë se këto vaksina mund të çojnë në një gjeneratë të re të terapive të kancerit.

Pasi në trup, mRNA (një material gjenetik) ‘i mëson’ sistemit imunitar se si qelizat e kancerit ndryshojnë nga qelizat e shëndetshme dhe e mobilizon atë për t’i shkatërruar ato.

Vaksinat e kancerit mRNA nga firma si BioNTech, Merck dhe Moderna i janë nënshtruar testimit në prova të vogla në të gjithë globin, me rezultate premtuese.Në disa raste, vaksinat krijohen posaçërisht për pacientin në laborator duke përdorur informacionin e tyre gjenetik, ndërsa të tjerat janë vaksina më të përgjithshme që synojnë lloje specifike të kancerit.