Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhen neglizhuar
Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, si dhe duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga veprimi i radikaleve të lira dhe […]
Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja.
Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, si dhe duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga veprimi i radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm veprues.
Ekspertët e Shëndetësisë thonë se ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: kolesteroli i mirë HDL dhe kolesteroli i keq LDL. Ky i fundit arrin të bllokojë gradualisht arteriet, duke formuar në brendinë e tyre pllaka gjaku toksike. Dieta e varfër ushqimore, stresi, trashëgimia gjenetike, sëmundje të caktuara si sëmundje të veshkave dhe tiroideve, duhanpirja, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha janë të gjithë faktorë që bëjnë aleancë me kolesterolin e tepërt, duke rritur rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare.
Dhimbje koke dhe të vjella: Duke qenë se kolesteroli i lartë depozitohet në arterie, qarkullimi i gjakut fillon e ngadalësohet pasi ndërpritet furnizimi me oksigjen, çka sjell më pas dhimbje të forta koke, humbje ekuilibri dhe ndjesi të herëpashershme të vjellash.
Probleme me shikimin: Niveli i lartë i kolesterolit të lartë në organizëm ndikon drejtpërdrejt në një ndër shqisat kryesore, atë të të parit. Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli kanë irritim të vazhdueshëm të syve, të cilët çuditërisht marrin një lloj hijeje të verdhë që vesh bardhemën, si dhe shikim të turbullt.
Dhimbje në kraharor: Kolesteroli i lartë në gjak bën që arteriet të pompojnë me shumë vështirësi gjakun për në sistemin e hapur të qarkullimit. Si rrjedhojë rrezikoni të keni tension të lartë të gjakut dhe shtrëngime therëse në gjoks.
Probleme me lëkurën: Nuk është rastësi që personat, të cilët kanë nivel të lartë të kolesterolit në gjak, të keni probleme serioze me lëkurën si ortikaria, njolla të mëdha të kuqe në pjesë të ndryshme të trupit, kruajtje dhe zona të inflamuara.