A ndikon konsumi i mishit të bardhë tek niveli i kolesterolit në gjak
Për vite me rradhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore. Sipas tyre, konsumi i mishit të kuq ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh. Mishi i bardhë nga ana tjetër besohej të ishte alternativa më e […]
Për vite me rradhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore.
Sipas tyre, konsumi i mishit të kuq ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh.
Mishi i bardhë nga ana tjetër besohej të ishte alternativa më e shëndetshme.
Një studim i Institutit Të Kërkimeve në Oakland, SHBA, të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se kur vjen puna tek kolesteroli, mishi i bardhë është njësoj i dëmshëm si i kuqi.
Proteinat jo-shtazore që merren nga perimet, produktet e bulmetit dhe legumet janë tepër të mira për uljen e nivelit të kolesterolit.
Mishi i bardhë rrit kolesterolin
Studiuesit analizuan të dhënat e 100 të rriturve të cilët u ndanë në dy grupe.
Grupi i parë konsumoi ushqime të pasura me yndyrna të ngopura ndërsa i dyti iu nënshtrua një regjimi me yndyrna të ngopura.
Më pas për katër javë, pjesëmarrësit ndoqën tre regjime specifike: më shumë mish të kuq, më shumë mish të bardhë dhe vetëm proteina bimore.
Studiuesit prisnin që analizat e gjakut të tregonin se mishi i kuq ishte më i dëmshëm se ai bardhë.
Ndaj ata u befasuan kur zbuluan se tek njerëzit që kishin konsumuar të njëjtin nivel yndyrnash të ngopura, të dy mishrat kishin ndikim të njëjtë në nivelet e kolesterolit.
Njerëzit që kishin konsumuar proteina me bazë bimore kishin një nivel më të ulët të kolesterolit se të tjerët.
Një regjim me bazë bimore ofron më shumë të mira shëndetësore
Shumica e ekspertëve të shëndetit rekomandojnë ndjekjen e një regjimi të balancuar e të pasur me fruta, perime, legume, drithëra të plota dhe bulmet me pak yndyrë.
Një regjim i tillë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.
Përpos të tjerave, ekspertët sugjerojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe atyre të shpejta./AgroWeb.org