Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
Vezët janë një burim i shkëlqyer proteine dhe konsiderohen një ushqim i thjeshtë, që nuk të lë kurrë në baltë, përmbushës por edhe i shijshëm. Në vitet 70’ vlerat e vezëve u përbaltën pas pretendimeve se ato rrisin nivelin e kolesterolit në gjak. Por studimet shkencore të mëvonshme, të cilave i referohet AgroWeb.org rikthyen vlerësimin […]
Vezët janë një burim i shkëlqyer proteine dhe konsiderohen një ushqim i thjeshtë, që nuk të lë kurrë në baltë, përmbushës por edhe i shijshëm.
Në vitet 70’ vlerat e vezëve u përbaltën pas pretendimeve se ato rrisin nivelin e kolesterolit në gjak.
Por studimet shkencore të mëvonshme, të cilave i referohet AgroWeb.org rikthyen vlerësimin e vezëve dhe sugjeruan se ato janë jo vetëm të mira për zemrën por edhe ofrojnë një sërë përfitimesh.
Studime të ndryshme nga Universiteti i Konektikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në dy konkluzione.
I pari ishte se vezët ndër të tjera përmirësojnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe përbërjen e kolesterolit të keq.
Studimi i dytë sugjeroi se konsumi i tre vezëve në ditë për 30 ditë me rradhë zmadhonte grimcat e kolesterolit të mirë, por nuk ndryshon asgjë në ekuilibrat e kolesterolit të mirë dhe të keq.
Një gjë e tillë nënkupton se vezët nuk janë faktor në rrezikun e sëmundjeve koronare.
Vezët dhe sistemi kardiovaskular
Studime të tjera nuk kanë arritur të zbulojnë lidhje të forta mes konsumit të vezëve, ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës.
Në vitin 2013, tetë studime të ndryshme të publikuara në Revistën Mjekësore BMJ, tue cilave u referohet AgroWeb.org konfirmuan se ngrënia e një veze në ditë nuk shkakton as sëmundje zemre dhe as ishemi.
Studimet u bazuan në analizat shëndetësore të gjysëm milionë njerëzve të përfshirë në studim në harkun kohor të tetë dhe njëzet e dy viteve.
Në vitin 2016, shtatë studime të tjera zbuluan se konsumi i më shumë se 7 vezëve në javë e ul rrezikun e ishemisë me 12 përqind.
Dilema e diabetit
Shumë studime kanë sugjeruar se diabetikët duhet të tregojnë kujdes me sasinë e kolesterolit dietik por edhe konsumin e vezëve.
Por dy studime shkencore arritën në konkluzion të njëjtë.
Vezët janë të sigurta edhe për diabetikët, madje nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak apo të triglicerideve.
Problemi me vezët qëndron tek yndyra
Sipas ekspertëve, problemi me vezët qëndron tek përdorimi i yndyrës.
Nëse vezët skuqen me shumë gjalpë apo shoqërohen me mishra të përpunuar siç janë salçicet apo sallamrat, atëherë ato rrisin kolesterolin e keq dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org një vezë mesatare ka vetëm 1.5 gramë yndyrë të ngopur, 72 kalori, 70 miligramë sodium.
Një pjatë me vezë, sallam e djathë ka 12 gramë yndyrë të ngopur, 450 kalori dhe 1,290 miligramë sodium.
Pikëpamjet kontradiktore për vezët
Studimet klinike nga ana tjetër e kanë patur të pamundur të zbulojnë ndikimin afatgjatë të ngrënies së vezëve.
Shkencëtarët janë ende të paqartë mbi mënyrën se si faktorët genetikë apo mikrobioma e stomakut ndërvepron me konsumin e vezëve.
Sidoqoftë, vezët mbeten të mira dhe pa ndonjë efekt madhor negativ në organizëm.
Çelësi i suksesit të vezëve qëndron tek mos përdorimi i yndyrës dhe kripës./AgroWeb.org