SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

para 9 dite

Rreth 100 mijë euro i janë kursyer buxhetit të shtetit që nga funksionalizimi i Shërbimit të PET/CT ( procedurë e detajuar diagnostikuese), në QKUK, e cila po kryhet në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare në QKUK.

SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Në njoftimin e Sherbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga 25 qershori i vitit 2024, e deri në fund të muajit shtator, janë kryer 69 raste dhe se pacientët nuk kanë pasur nevojë të dalin jashtë QKUK-së, për të kryer këtë ekzaminim.

“Përkundër kërkesave të shumta, lista e pritjes është 1 muaj e gjysmë, e jo më shumë, kurse prioritetet për kryerje të rasteve i përcakton ekipi mjekësor i përbërë nga mjekë të profileve të ndryshme, përfshirë mjekun specialist të Onkologjisë, Mjekësisë Nukleare dhe Radiologjisë, të cilët bazuar në dokumentacionin mjekësor vendosin se cilat raste duhet të kryhen me prioritet”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Vazhdohet marrëveshja mes SHSKUK-së dhe policisë, shërbime mjekësore e psikologjike për policët

Etiketat