QKUK funksionalizon shërbimin për diagnostikimin e çrregullimeve të gjumit

26.08.2026

Klinika e Pulmologjisë në QKUK ka pranuar një donacion nga “Atom Med”, i cili mundëson funksionalizimin e shërbimit të ri për diagnostikimin e çrregullimeve të gjumit.

QKUK funksionalizon shërbimin për diagnostikimin e çrregullimeve të gjumit Foto: Ilustrim

Ky është shërbimi i parë i këtij lloji në kuadër të QKUK-së dhe do të fokusohet veçanërisht në diagnostikimin e apnesë obstruktive të gjumit, një çrregullim që lidhet me sëmundje kardiovaskulare, respiratore dhe metabolike.

Sipas QKUK-së, funksionalizimi i këtij shërbimi do të mundësojë diagnostikim më të hershëm dhe trajtim të specializuar për pacientët brenda sistemit publik shëndetësor, duke kontribuar në përmirësimin e kujdesit dhe cilësisë së jetës.QKUK ka shprehur mirënjohje për donatorin “Atom Med” për kontributin në avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More