Qëndrimi ulur – cili është rreziku i vazhdueshëm që prek gratë

19.08.2021

Për qëndrimin ulur ka me mijëra studime të cilat listojnë efektet e drejtpërdrejta në organizëm. Sidomos nëse ky qëndrim është i zgjatur për orë të tëra para ndonjë tavoline pune ose para televizorit. Një zakon vërtetë shumë i dëmshmëm edhe sipas mjekëve. Jo vetëm sepse ju bën të ndiheni më të plogësht, por edhe sepse […]

Qëndrimi ulur – cili është rreziku i vazhdueshëm që prek gratë

Për qëndrimin ulur ka me mijëra studime të cilat listojnë efektet e drejtpërdrejta në organizëm.

Sidomos nëse ky qëndrim është i zgjatur për orë të tëra para ndonjë tavoline pune ose para televizorit.

Një zakon vërtetë shumë i dëmshmëm edhe sipas mjekëve.

Jo vetëm sepse ju bën të ndiheni më të plogësht, por edhe sepse ndikon në mbarvajtjen e të gjithë shëndetit dhe organizmit tuaj.

Studiesit veçojnë gratë si më të rrezikuara nga qëndrimi për koha të gjata ulur, e sidomos ato që janë në periudhën e menopauzës.

Si e ndikon organizmin?

Sipas një studimi të botuar në Revistën American Heart Association, gratë në periudhën e menopauzën kanë një tendencë për të mos qenë shumë aktive.

Kështu shtohen orët e gjata si të punës ulur apo të qëndrimit në të njejtin pozicion pa kryer asnjë aktivitet fizik për orë të tëra.

Në studimin ku morën pjesë 518 gra të moshës mesatare rreth 63 vjeç u vu re se qëndrimi ulur për 8 -9 orë ose më shumë çdo ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Të gjithë gratë pjesmarrëse në këtë studim veshën një paisje e cila për 14 ditë rregjistroi të gjithë aktivitetin e tyre fizik.

Gjatë kësaj kohe u monitoruan edhe nivelet e sheqerit në gjak tek këto gra i cili është një factor kyç jo vetëm për shfaqjen e diabetit, por edhe sëmundjeve të zemrës.

Çfarë treguan rezulatatet?

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, çdon në shtim të peshës e sidmos të shtimit të perimetrit në zonën e belit.

Kjo përkthehet me më shumë trigliceride në gjak, duke shtuar kështu rrezikun e prekjes nga diabeti dhe shumë sëmundjesh të cilat dëmtojnë zemrën.

Sa më e gjatë koha e qëndrimit ulur, aq më i madh rreziku për të formuar dhjam në zonën e belit.

Po kështu rriten edhe raksionet në trupin tuaj të cilat janë rezistente ndaj insulinës që prodhoni për të vendosur balancat në gjak.

Në periudhën e menopauzës tek gratë bien edhe nivelet e estrogjenit duke shtuar kështu rrezikune  prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Etiketat