29% e bizneseve të regjistruara në gusht të këtij viti kanë pronare femra!

10.10.2025

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin Gusht 2025 tregojnë një rritje të vërejtshme në pjesëmarrjen e grave në biznes.

29% e bizneseve të regjistruara në gusht të këtij viti kanë pronare femra! Foto: Ilustrim

Nga gjithsej 1,068 ndërmarrje të regjistruara në këtë muaj, 306 prej tyre janë regjistruar me pronare femra, që përfaqëson 28.7% të totalit.

Krahasuar me strukturën e përgjithshme, 67% e ndërmarrjeve janë regjistruar me pronarë meshkuj (716 ndërmarrje), ndërsa 4.3% (46 ndërmarrje) janë regjistruar si pronësi e përzier midis meshkujve dhe femrave.

Ky trend pozitiv tregon një angazhim gjithnjë e më të madh të grave në sektorin e sipërmarrjes dhe tregon se barrierat tradicionale gjinore në biznes po tejkalohen gradualisht.

Rritja e numrit të grave pronare të bizneseve është një sinjal inkurajues për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gruas në Kosovë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More