2 mijë e 619 të vdekur nga koronavirusi

Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC), ka njoftuar se edhe 150 njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë, duke e çuar numrin e vdekjeve në shkallë vendi në 2 mijë e 582.

Të gjitha vdekjet, përveç një rasti, ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit. Numri global i vdekjeve është tani në 2 mijë e 619, me 27 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës: Irani: 8 vdekje, Koreja e Jugut: 7 vdekje, Japoni: 4 vdekje, Itali: 3 vdekje, Hong Kong: 2 vdekje, Filipinet: 1 vdekje, Francë: 1 vdekje, Tajvan: 1 vdekje.

Numri i të infektuarve po rritet. Rastet e konfirmuara në territorin e Kinës u rritën me 409 të tjerë ditën e dielë më 23 shkurt, me 398 prej tyre në provincën Hubei. Në Kinë tani ka 77 mijë e 150 raste të konfirmuara, duke e çuar në total në 79 mijë e 356 numrin e të infektuarve në të gjithë botën. Sipas Kombëtar të Shëndetit të Kinës, 24 mijë e 734 pacientë në territorin e Kinës janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.