Tetori Rozë në shkollën “Naum Veqilharxhi” – Mohlan

13.10.2026

Në kuadër të fushatës së Tetorit Rozë, në SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan është realizuar një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe znj. Leoreta Fondaj, e cila ndau rrëfimin e saj personal, duke përcjellë një mesazh frymëzues për guximin, shpresën dhe dashurinë për jetën.

Përmes këtij aktiviteti u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit, kontrolleve të rregullta dhe solidaritetit me të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.

Mesazhi i përcjellë ishte i qartë: ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë, ndërsa mbështetja dhe solidariteti na bëjnë më të fortë në përballjen me sfidat.