Tragjedi në Shëngjin, dy të rinj nga Kosova humbin jetën në det
Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën në një ngjarje tragjike që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në bregdetin e Shëngjinit.
Sipas raportimeve fillestare, katër të rinj kishin hyrë në det, por janë përballur me dallgë dhe rryma të forta, të cilat dyshohet se i kanë tërhequr në thellësi.
Si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me identitetin e viktimave dhe gjendjen shëndetësore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
