Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

31.12.2025

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Dragash.

Sipas raportit të policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport të policisë.