QKMF në Suharekë furnizohet me tri lloje të insulinës, ftohen pacientët të tërheqin terapinë
12.10.2026
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me tri lloje të insulinës: NovoMix, NovoRapid dhe Levemir.
Përmes një njoftimi, QKMF ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që janë pjesë e listës së pacientëve insulinovarës mund të paraqiten pranë këtij institucioni për të tërhequr terapinë e tyre, sipas procedurave të rregullta.
Pacientët gjatë paraqitjes duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit, si dhe dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor, nëse kërkohet.
Nga QKMF “Rexhep Kuçi” kanë ritheksuar përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore dhe sigurimin e vazhdimësisë së terapisë për pacientët që kanë nevojë për insulinë.
