Aksident fatal në vendin e punës në Prizren, vdes një 26-vjeçar
Një 26-vjeçar ka humbur jetën sot në Prizren, në një aksident të rëndë në vendin e punës.
Foto: Ilustrim
Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur më 22 qershor 2026, gjatë punimeve për betonim në një objekt ndërtimi, ku dyshohet se viktima është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 09:00 ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren ishte sjellë një person pa shenja jete.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.
“Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Rasti është duke u trajtuar si aksident me fatalitet në vendin e punës.
