U kapën me armë, policia ndalon dy të dyshuar për 48 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’ dhe ‘deklarim i rremё’.
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se të martën e 30 shtatorit, 2025 derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik.
Poashtu, policia bënë të ditur se tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё
• njё karikator i armёs
• katёr (4) fishekё
• njё (1) fishek
Gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.
Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.