Kontroll i shtuar i kamionëve dhe autobusëve në kuadër të planit ROADPOL – 406 gjoba gjatë javës operative

18.02.2026

Në kuadër të planit operacional të ROADPOL për muajin Shkurt 2026, Policia ka realizuar javën e aktiviteteve intensive nga data 09 deri më 15 Shkurt 2026, me fokus kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve – “Kamion & Autobusë”.

Kontroll i shtuar i kamionëve dhe autobusëve në kuadër të planit ROADPOL – 406 gjoba gjatë javës operative Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shtuar prezencën dhe kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve.

Njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan kanë realizuar gjithsej 929 pika kontrolli, ku janë kontrolluar 2,366 kamionë dhe autobusë.

Si rezultat i parregullsive të identifikuara gjatë kontrolleve, janë shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More