Rritje alarmante e shkeljeve të rregullave të qarkullimit, 2038 gjoba në 24 orë

para 40 dite

Një tjetër ditë me shifra të larta shkeljesh të rregullave të qarkullimit në vendin tonë.

Rritje alarmante e shkeljeve të rregullave të qarkullimit, 2038 gjoba në 24 orë

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar mbi 2038 gjoba për shoferë që kanë shkelur rregullat e kodit rrugor.

Krahas numrit të lartë të gjobave, situata në rrugë është përkeqësuar edhe më tej. Gjithsej 15 aksidente me të lënduar dhe 37 me dëme materiale janë regjistruar gjatë kësaj periudhe, duke treguar një mosrespektim të thellë të rregullave të sigurisë rrugore.

Përveç gjobave, policia ka ndërmarrë edhe masa të tjera për të frenuar këtë valë shkeljesh. Gjithsej 16 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje për shkelje të rënda të kodit rrugor.

Etiketat

Ofertat e fundit