Policia shqipton mbi 1300 gjoba në 24 orë, rritet numri i aksidenteve

03.12.2024

Një tjetër ditë me shifra të larta të gjobave të shqiptuara në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit, zyrtarët e rendit kanë shqiptuar plot 1.364 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Paralel me numrin e lartë të gjobave, edhe numri i aksidenteve rrugore ka shënuar rritje. Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 aksidente trafiku, 17 prej të cilave me pasoja fizike dhe 32 me dëme materiale në automjete.

Përveç gjobave të shqiptuara dhe aksidenteve të regjistruara, policia njofton se gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 11 persona dhe ka dërguar 8 të tjerë në mbajtje. Arrestimet janë kryer për shkelje të ndryshme ligjore, përfshirë ato në fushën e trafikut rrugor.

Këto shifra të larta të gjobave dhe aksidenteve ngrijnë alarmin për nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të shoferëve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, këto shifra tregojnë se ende ka shumë punë për të bërë në fushën e sigurisë rrugore në vendin tonë.