Policia shqiptoi mbi 1800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

17.08.2025

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor, ku ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjithsej 1809 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Policia shqiptoi mbi 1800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar disa aksidente rrugore, ku një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 34 aksidente kanë rezultuar me lëndime dhe 64 të tjera vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka njoftuar se gjatë ditës së fundit janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë në rrugë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More