Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: Afër 2.000 tiketa trafiku dhe 15 të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale. Në kuadër të rritjes së sigurisë në rrugë, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1.996 tiketa trafiku për kundërvajtësit.
Gjithashtu, sa i përket çështjeve të rendit dhe sigurisë, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë këtij intervali kohor.
